Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraqitur argumente të dobëta dhe nuk mbështetet në prova për të vërtetuar nëse ndalimet ng UÇK-ja u bën në mbështetje të qëllimit ushtarak apo për synimin e marrjes së kontrollit të Kosovës.
Sipas tij, ZPS tha se motivi nuk është i rëndësishëm për qëllimin e përbashkët kriminal.
“ZPS nuk mund të pretendojë se ka një shpjegim alternativ të ndryshëm nga objektivi ushtarak. Pretendimin e saj duhet ta paraqesë me prova”, tha ai.
“Nëse ZPS nuk e provon këtë, ata ju kërkojnë që të arrini në një deduksion”, tha Mishetiq. Sipas tij, kur një ndalim u kry për qëllim ushtarak, ZPS kërkon nga trupi gjykues që ta shohë si ndalimi u bë për planin e qëllimit të përbashkët kriminal.
Sot mbahet seanca e fundit e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale në Hagë./REL/



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo