Mbretëria e Bashkuar do të kërkojë të pezullojë Rusinë nga Interpol, i tha parlamentit të hënën, sekretarja e Brendshme, Priti Patel.
“Qeveria ukrainase ka kërkuar sot që Rusia të pezullohet nga anëtarësimi i saj në Interpol dhe ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për këtë qëllim”, tha Patel, shkruan CNN.
Interpoli është një agjenci globale që ndihmon policinë në 195 vendet e saj anëtare për të bashkëpunuar në hetimet penale./Botapress.info/