Serbia gjatë ditës së sotme ka kidnapuar tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës në vendin e quajtur Bare, thellë në brendësi të Republikës së Kosovës.
Por, Beogradi po thotë se të njëjtit janë arrestuar brenda territorit të Serbisë, gjegjësisht në një fshat të Rashkës.
A kishin të drejtë policët e kidnapuar t’i kundërpërgjigjeshin policëve serbë – tregon Kelani
Pas situatës së krijuar, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës, nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, do të mblidhet nesër për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm pas këtyre zhvillimeve, raporton Botapress.info.