Botapress 20 Gusht – Sërish janë krijuar kolona të gjata të automjeteve të mërgimtarëve që po largohen nga Kosova.Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në pikën kufitare në Merdarë ka arritur në 2500 metra.
Në njoftimin e QKMK-së është bërë e ditur se pritjet për të dalë nga kjo pikë kufitare janë deri në pesë orë e 30 minuta.
Pritje të gjata janë edhe te Dheu i Bardhë, Jarinje e Mutivodë, kolonat janë krijuar deri në 1000 metra, e pritjet për të dalë janë deri në dy orë.
Në pikëkalimet e tjera kufitare situata shihet të jetë më e qetë.
Ditëve të fundit ka pasur ngarkesa të mëdha në pikat kufitare, pas largimit të mërgimatëve, pasi përfunduan pushimet.