Rreth 974 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit maj 2024.
Këto janë shifrat zyrtare të publikuara nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera nënvizon se kjo shifër e çon shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në pesë muajt e parë të vitit, në mbi 3.3 milionë.
“38% më shumë turistë të huaj se një vit më parë na vizituan gjatë muajit maj duke e çuar në 3.3 milionë numrin e turistëve që kemi pritur këta pesë muaj e ndërsa piku i sezonit turistik bregdetar afrohet, forcojmë gjithë vëmendjen institucionale dhe shpirtin e mikpritjes për të prezantuar më të mirën e #AlbaniaAllSenses”, shprehet Kumbaro.
Sakaq, Kumbaro është duke vijuar turin e inspektimeve në bashkitë bregdetare me qëllim monitorimin për përmbushjen dhe respektimin e standardeve, të pastërtisë, hapësirave publike dhe sigurisë në turizëm.
Ajo thekson se me afrimin e pikut të sezonit turistik bregdetar është e rëndësishme të shtohet përgjegjësia institucionale dhe vëmendja për të prezantuar më të mirën e ofertës turistike shqiptare.



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi