Mbi 22 mijë qytetarë janë vaksinuar në 24-orët e fundit kundër virusit Covid-19.Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda ditës janë dhënë 22 mijë e 119 vaksina kundër Covid018.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës.
Ndërkohë në 24-orët e fundit 2 mijë e 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ndërsa tetë persona kanë vdekur pas infektimit me këtë virus.
Njoftimi i plotë:
19 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës.
Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546.