Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën më 6 maj do të behët testimi i radhës i Sistemtit të Alarmit publik me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 seconda.
Ja njoftimi nga Zyra për medie e Komunës së Prishtinës:
Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,
Ju njoftojmë se ditën e shtunë, me datë 06 maj 2023, duke filluar nga ora 12:05 do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik më zë të një trajtshëm dy herë nga 30 sekonda.
Me respekt,
Zyra për Komunikim