Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York dhe veprimtari Harry Bajraktari kanë organizuar një pritje ngushëlluese e cila mbahet të hënën (sot) me rastin e ndarjes nga jeta të Kongresmenit Eliot Engel.
Harry Bajraktari, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar komunitetin shqiptaro-amerikan të marrë pjesë në pritjen për ngushëllime në nder të Kongresmenit Eliot Engel, e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, në bashkëpunim me të.
“Pjesëmarrja juaj nderon figurën e një miku të madh të kombit tonë, i cili për më shumë se tre dekada ishte një nga zërat më të fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në mbështetje të çështjes shqiptare”, thekson ai.
Ai vlerëson se si ligjvënës dhe ish-Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel mbetet një nga personalitetet më meritore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt NATO-s, si dhe për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës.
“Kombi shqiptar do t’i mbetet përjetësisht mirënjohës njeriut që qëndroi gjithmonë pranë nesh. Zoti e bekoftë Kongresmenin Engel, familjen e tij, popullin amerikan dhe atë shqiptar”, thekson Bajraktari.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në