Prokurori i Shtetit organizon konferencë të jashtëzakonshme lidhur me operacion e koduar me emrin “Pika”, që është zhvilluar në rajonin e Gjakovës dhe të Prizrenit. Konferenca do të mbahet nga ora 15:00.
Inicohet kërkesa, qytetarët të tërheqin një pjesë të parave në Trust
Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë përfaqësues nga Prokurori i Shtetit, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Në mesin e të arrestuarve ka zyrtarë policorë dhe oficerë doganorë, të cilët dyshohen për veprat penale “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar”.
Sipas IPK-së, aksionit i ka paraprirë një hetim njëvjeçar.