Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj shtatë të arrestuarve gjatë aksionit që u zhvillua më 13 korrik. Ndërsa, në orët e vona të së premtes, u mbajt seanca dëgjimore ndaj avokatit Besnik Berisha.
Që nga arrestimi i tij pati reagime të shumta duke u cilësuar si “hakmarrje” nga pushteti.
Së fundmi, avokati Blerim Mazreku ka reaguar përmes rrjetit social “Facebook” vënë në pikëpyetje nëse ka apo jo siguri juridike në Kosovë.
Sipas Mazrekut, “do të mbahet mend si një nga sulmet me të rënda mbi avokatinë”.
Postimi i plotë:
Jam i bindur se do të mbahet mend si një nga sulmet me të rënda mbi avokatinë.
Sot rradhën avokat Besnik R. Berisha, nesër mund të jem unë ose ti!!
A ka siguri juridike në këtë vend?!