Aplikimin për provimin e maturës e ka përfunduar.
Anisa Rrukiqi, maturantë në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë, thotë se gjatë ditës më lehtësi e kreu këtë procedurë.
“Po kam aplikuar, ka qenë një procedurë shumë e thjeshtë pasi që unë jam kujdes që ndoshta para një muaj me udhëzu nxënësit që më hap llogarit e tyre ata të cilat nuk ka e-kosova pasi që e dimë që mundet me ra shumë lehtë sistemi nëse mbingarkohet pasi që jemi mbi 20 mijë maturant”, ka thënë Rrukiqi.
E njëjtë si Anisa këtë procedurë deri me 12 qershor, duhet ta kryejnë edhe mbi 20 mijë nxënëse të cilët këtë vit e përfunduan shkollën e mesme.
Kjo pasi këtë vit ka hyrë në fuqi edhe ligji i ri për provimin e maturës shtetërore.
Përmes këtij ligji mes tjerash janë përcaktuar masat disiplinore dhe gjobat për ata që e shkelin këtë ligj.
Këto fillojnë nga 1 mijë deri në 20 mijë euro.
E këto ndëshkime janë mirëpritur edhe nga punëtorët e arsimit në vend.
“Secili mësimdhënës në nivel të Kosovës i cili është administrues duhet të ketë parasysh ligjin e ri dhe duhet të ketë kujdes dhe të i hap sytë dhe vishet pasi dënimet janë të rënda dhe ata janë të parët që mund të pësojnë në test të maturës”, u shpreh Sylejmani.
Por a do të arrijë ky ligj t’i eliminojë parregullsitë e provimit të maturës?
“Nuk besoj që rritja e shkallës së ndëshkushmërisë mundet me pas ndonjë impakt në miradministrimin e këtij testimi, pasi miradministrimi është subjekti i përkushtimi institucional e që në të vërtetë ajo ndëshkueshmëri më pas kuptim dhe kushdo qoftë shkelës, administrues, nxënës me marrë dënimin qysh e parasheh ligji”, theksoj Qehaja.
Kundërvajtje mes tjerash sipas këtij ligji konsiderohet të bërit të mundur, nga ana e personit zyrtar, aktiviteti kopjues ose keqpërdorues sistematik në ambientet ku mbahet provimi shtetëror i maturë.



Të tjera
Lajme
Aksident mes tri veturave në Malishevë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka
Aktuale
Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar
Lajme
Gjini: Të gatshëm ta zhbllokojmë situatën politike, nëse realizohen këto pesë kërkesa
Aleanca për Ardhmërinë ë Kosovës është