I dërgfuari i SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë shkuar së bashku në Presidencë, ku janë pritur nga presidentja Vjosa Osmani, raporton Gazeta Botapress.
Palmer dhe Lajçak paraprakisht janë takuar me krerët e opozitës.Ata do të qëndrojnë për dy ditë në Kosovë, ndërsa nesër do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media, që do të mbahet në orën 10:45 në zyrën e BE-së.
Palmer dhe Lajçak gjithashtu do të takohen me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/05/193195424_519562419225496_7358520879111507479_n-800x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/05/193214633_798924267663027_3438059153682642016_n-800x600.jpg)