Komentatori politik Halil Matoshi, në debatin Politiko ka thënë se ai është optimist se kosovarët në vitin e ardhëm do të udhëtojnë pa viza në vendet e Shengenit.
Matoshi tha se beson që në pranverë kosovarët mund të lëvizin lirshëm, dhe se përveç vizave Kosova ka edhe çështje të tjera.
Ndërsa shtoi se siç kanë thënë ‘qaushat’ e pushteti, do të aplikojnë edhe në NATO.
“Jom optimist i matur që vendimi do të merret sivjet për liberalizimin e vizave dhe besoj që pranverën e hershme të vitit të vjen Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Shengenit. Unë besoj që dialogu mund të jenë kusht asociacione e kto tjerat sepse ne kemi edhe cështje të tjera, kemi apliku në Këshillin Europës, dojmë me apliku për NATO ashtu së paku qysh po thojnë edhe kta qaushat e pushtetit”, tha Matoshi./Botapress.info/