Botapress 15 Qershor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndryshuar datat e përfundimit të vitit shkollor për këtë vit.Sipas një vendimi të MASHT-it, që e ka nënshkruar sot ministrja Arbërie Nagavci, parashkollorët, klasat e para dhe të teta do të përfundojnë mësimin më 2 korrik.
Ndërsa klasat e 9,10,11 e përfundojnë mësimin me 21 qershor.Në ndërkohë sipas vendimit paraprak, pushimi veror për nxënësit maturantë pushimi do të fillonte me 03.06.2021, për klasat 9,10,11 me 25.06.2021 ndërsa për klasat parafillor dhe 1-8 pushimi me 08.07.2021.
“Bazuar në Udhëzimin Administrativ, “Kalendari Shkollor 2020-2021” dhe vendimin 01B/02 të datës 31.03.2021, “Për ndryshimin e Kalendarit të vitit Shkollor 2020-2021 në Arsimin Parauniversitar”, pushimi veror për nxënësit maturantë ka filluar me 03.06.2021, për klasat 9,10,11 pushimi fillon me 25.06.2021 ndërsa për klasat parafillor dhe 1-8 pushimi fillon me 08.07.2021”, thuhet për përgjigjen e MASh-it.