Është ndërprerë mbajtja e nëntë ahengjeve familjare në rajonin e Prizrenit. Rastet kanë ndodhur dy ditët e fundit. Kjo pasi, nuk u respektuan masat kundër përhapjes së Covid-19. Në njoftimin e AUV’it thuhet se kontrolle të ngjashme do të realizohen edhe ditëve në vijim.
Mbrëmë dhe sonte deri me tani në Regjionin e Prizrenit, Inspektorati Sanitar i AUV’së bashkë me Policinë e Kosovës gjatë kontrolleve për mbikëqyrje të zbatimit të masave anti Covid sipas vendimit të fundit të Qeverisë, kanë ndaluar mbajtjen e 9 ahengjeve familjare, dhe janë shqiptuar gjoba juridike për lokalet e gastronomisë të cilat nuk krijuar kushte për respektim të masave Covid 19.
“Kontrollet strikte do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim”. Në bazë të vendimit të Qeverisë, shërbimet e gastronomisë duhet të respektojnë orarin e punës dhe të zhvillojnë aktivitete e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.
Janë të ndaluara të gjitha veprimtaritë organizimet e ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të fundvitit në të gjithë vendin./Botapress.info/