Policia greke ditën e djeshme arrestoi bashkëshortin e Angela Martinin në Mykonos. Derisa mediat shkruajtën se “gropën” ia bëri vet partnerja e tij pasi ajo ishte personi që tregoi vendndodhjen e tyre duke postuar InstaStory dhe etiketur lokaconet.
Pas kësaj, modelja i fshiu të gjitha postimet. Së fundi ajo ka reaguar përmes një fotografie të publikuar ku shkruan “Besa” dhe e bënë të ditur që të kërkojnë ndjeksat në “google” se çfarë do të thotë.
Martini me këtë shkrim lë të kuptohet se ajo po i qëndron besnike bashkëshortit të saj në mesin e problemeve ligjore me të cilat ai po përballet.
Ish aksionari i “Dinamos”, Dragos Savulescun u arrestua në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Rumania, nëse ai largohej nga Italia./Botapress/