Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar raportimet e fundit për një marrëveshje eventuale ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Ajo theksoi se qëndrimi i saj është i njohur prej vitesh dhe se nuk ka informacion konkret për zhvillimet e fundit.
“Jo, nuk kam asnjë informacion. Nuk mund të komentoj për situata hipotetike. Ju e dini shumë qartë opinionin tim prej gjashtë vjetësh,” ka deklaruar Bajrami për Indeksonline.
Ndërkohë, mediat kanë raportuar se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka paralajmëruar intensifikimin e takimeve me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të arritur një marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri. Megjithatë, detajet e këtyre takimeve nuk janë bërë publike.
Sipas raportimeve, bisedimet mes Kurtit dhe Abdixhikut janë fokusuar jo vetëm te çështja e presidentit, por edhe te ndarja e posteve të tjera institucionale, përfshirë edhe pozitën e kryetarit të kuvendit. 21-ta ka raportuar se Lutfi Haziri pritet të emërohet kryeparlamentar i Republikës.
Ndërkaq, kandidati për president dhe njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka shprehur gatishmëri të tërhiqet nga kandidatura e tij, për t’i hapur rrugë Albulena Haxhiut.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në