Kidnapimi i tre policëve kufitar në brendi të territorit të Kosovës nuk është rasti i vetëm që forcat serbe kanë bërë veprime të tillë në kufirin në mes të dy shteteve. Arrestimi i policëve shënon herën e katërt kur njësit speciale të shtetit serb kapin në fshehtësi policë, ushtarë e qytetarë të thjeshtë në kufirin në mes të dy shteteve.
Ministria e Arsimit: Provimi i Maturës Shtetërore mbahet të shtunën
Veprimi i fundit i Serbisë tregon traditën e këtij shteti për të rrëmbyer në mënyrë ilegale njerëz që lëvizin afër kufirit. Madje, në këtë mënyrë Serbia kishte arrestuar edhe ushtarë amerikanë gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s
Kidnapimi i amerikanëve
Historikut e kidnapimeve rreth kufirit me Kosovën, Serbia e kishte filluar qysh gjatë bombardimeve të NATO-së, në vitin 1999.
Pak ditë pasi aleanca veri-atlantike kishte filluar fushatën e bombardimit ndaj caqeve të ish-Jugosllavisë, njësit speciale të forcave serbe kishin kaluar kufirin dhe në territorin e Maqedonisë kishin kidnapuar tre ushtarë amerikan.
Lirimi i tyre ishte bërë i mundur vetëm pas një ndërmjetësimit.
Ketë qasje ilegale shteti serb nuk e kishte ndalur as pas Marrëveshjes së Kumanovës, e cila tregon se forcat serbe nuk guxojnë të ofrohen shumë afër kufirit me Kosovën.
Më 23 qershor të vitit 1999, në të njëjtën mënyrë forcat serbe kishin kidnapuar edhe tre vëllezërit Bytyqi, shqiptarë me shtetësi amerikane, të cilët më pas ishin ekzekutuar.
Këtë traditë të kidnapimeve të shtetit serb, kryeministri Albin Kurti e ka përmendur edhe në Forumin e Prespës.
Teksa ka komentuar kidnapimin e tre policëve të Kosovës, Kurti ka thënë se ky rast ia kujton edhe kidnapimet tjera.
“Ky kidnapim na kujton kidnapimin në Kumanovë më 31 marr 1999, gjatë intervenimit të NATO-së, kur ushtria serbe kidnapoi tre marinsa amerikanë. Dhe unë kujtoj aso kohe, ishte aktivisti për të drejtat e civile Jesse Jackson ai që ndërmjetësoi bisedimet me Millosheviqin për t`i liruar tre marinsat amerikanë”, ka thënë Kurti, duke përmendur edhe rastin e vëllezërve Bytyqi.
“Dhe tre vëllezërit Bytyqi janë kidnapuar me 23 qershor 1999, por fatkeqësisht ata nuk ishin me fat sikurse marisnat amerikanë të lirohen, ata u qëlluan, u ekzekutuan më 8 korrik 1999. Pra, Serbia e ka këtë traditë të kidnapimit të të tjerëve përreth kufijve për shkak se kurrë nuk i vendosi kufijtë e saj”, ka thënë Kurti.
Kidnapimet e policëve të Kosovës
Veprimet ilegale të shtetit serb në kufi me Kosovën nuk ishin ndalur as pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës.
Në vitin 2012, njësitet speciale të Serbisë ishin futur në territorin e Kosovës dhe kishin arrestuar dy policë kufitarë.
Rastin kishte ndodhur në fshatin Dumnicë të Podujevës. Ata ishin liruar disa ditë më pas.
Ndërsa, më 14 qershor, në zonën kufitare në veri të vendit dyshohet se forcat serbe kanë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrullues. Policia e Kosovës ka treguar se njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë.
Autoritet serbe kanë pretenduar se policët kosovarë ishin futur në territorin e Serbisë. Në anën tjetër, KFOR-i ka bërë me dije se nuk kanë qenë aty.
Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka dhënë detaje të reja për kidnapimin e tre policëve.
Gjatë një konference për media, ai ka thënë se ata janë kidnapuar duke ngrenë drekë.
Ai ka treguar se Jetish Jashari nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, i ka vizituar policët e rrëmbyer të martën, dhe se ata, sipas tij, kanë thënë versionin të njëjtë për ngjarjen.
“Përshkrimi i policëve është i njëjtë se si ka ndodhur rrëmbimi. Ata thonë se kanë qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, e 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar e kidnapuar. Që të tre thonë rrëfimin e njëjtë kur pyetën ndaras nga ambasadori ynë. Kjo heq dilemën..Serbia ka zhvilluar agresion më 14 qershor. Policët ishin në nivel të detyrës, në luftim të kontrabandës, aty ku është mbyllur një nga 15 rrugët e kontrabandës”, është shprehur kryeministrit Kurti.
Pavarësisht versionit të palave, SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar nga Serbia lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të policëve të Kosovës.