Teksa mentaliteti i njerëzve po ndryshon shumë në vitet e fundit, seksi rastësorë është bërë diçka shumë normale.
Së pari, për të sqaruar rreth dobive dhe të metave të seksit rastësor, ju duhet të kuptoni se çfarë është ai.
Seksi rastësor i referohet një raporti plotësisht seksual që keni me një person që nuk e njihni thuajse fare, dhe nuk mendoni të keni ndonjë lidhje romantike me ta por thjeshtë shijoni momentin me ta.
Në vitet e fundit është bërë shumë normale që të bëni seks me dikë që nuk planifikoni asgjë serioze, qoftë kjo duke u bërë “friends with benefits” apo duke bërë seks rastësor me ta.
Rreth 80% e të rinjve sot janë të përfshirë në akte seksuale edhe kur nuk janë në lidhje. Ekspertët mendojnë se kjo po ndikon keq sepse po i bënë të rinjtë të paaftë për të krijuar një lidhje kuptimplotë.
Këto janë dëgjuar edhe më parë nga ekspertët duke u shprehur se po ndikon keq sa i përket emocioneve, gjendjes fizike dhe morale të personave.
Mirëpo disa të tjerë e shohin këtë si një progres social. Ata mendojnë se është e mirë për një person që të eksploroj me dëshirat e veta, dhe se kjo do të ndihmoj të kuptojnë se çfarë duan nga një lidhje e vërtetë romantike me një person tjetër, shkruan lajmi.net.
Sipas një studimi, ku për bazë u morën rreth 800 student kolegji, ata që ishin aktiv në seks rastësor ishin më shumë të ndikuar nga depresioni, ankthi, vetëbesimi i ulët, ndiheshin më të viktimizuar dhe ishin më të izoluar nga shoqëria.
Mirëpo kur studimi mori për bazë persona të rritur, rezultatet nuk ishin të tilla. Tek personat më të arritur në jetë dhe më të pjekur seksi rastësor nuk kishte efekte negative tek shumica.
Gjatë këtij studimi edhe një fakt interesant u zbulua: një në pesë persona që bën seks rastësor nuk e di emrin e personit me të cilin kanë kryer akte seksuale.