Maqedonia e Veriut planifikon t’i blejë tre milionë tonë thëngjill nga Kosova për të furnizuar termocentralet e veta të prodhimt të rrymës.
Këtë e ka konfirmuar ministri i Ekonomisë i këtij shteti, Kreshnik Bekteshi, me një status në facebook. Ai ka thënë, të hënën, se kanë nisur negociatat më Kosovën për importimin e linjitit.
E në një intervistë për Alsat, Bekteshi pohoi se planet janë që këta tre milionë tonë thëngjill të blihen gjatë tre vjetëve të ardhshme.
Qeveria në Shkup shpalli gjendjen e krizës energjetike më 9 nëntor për shkak të prodhimit të pakët vendor dhe sezonit të thatë, gjë që ndikoi në mosmbushjen e lumenjve më ujë.
Qeveria e Kosovës ende nuk është deklaruar për mundësinë e shitjes së thengjillit në Maqedoni të Veriut.