Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, në detyrë, Ejup Maqedonci, në një intervistë për A2CNN, u është përgjigjur kërcënimeve direkte të lëshuara nga Serbia për luftë dhe pushtim
Ai theksoi se kërcënimet janë reale dhe se Beogradi zyrtar ka vendosur 70 për qind të ushtrisë në kufirin tonë, por garantoi se FSK-ja, bashkë me aleatët amerikanë dhe të NATO-s, do të mbrojnë çdo pëllëmbë tokë të Kosovës.
“Ne i shohim gjithmonë si të mundshme këto kërcënime. Ne e shohim gjithmonë të mundshme që Serbia në një moment mund të ndërmarrë veprime për të destabilizuar rajonin. Kjo është edhe arsyeja pse ne jemi të përkushtuar që të ndërtojmë një forcë ushtarake të aftë për të mbrojtur territorin e Kosovës, për të mbrojtur jetën e qytetarëve tanë dhe për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në botë, duke përqafuar gjithmonë vlerat e NATO-s, vlerat perëndimore dhe duke shtyrë përpara interesat, të cilat i kemi si vendet demokratike.
Ne në vazhdimësi e ngremë si shqetësim prezencën e bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës. Diku 70% e të gjitha kapaciteteve ushtarake të ushtrisë së Serbisë janë të vendosura në jug të territorit të saj, pra jo larg Republikës së Kosovës. Kësaj duke i shtuar edhe këto 48 bazat e përparme që ne gjithmonë vlerësojmë se paraqesin kërcënim.
Kur fqinji t’i vendosë në kufi forcat ushtarake, në një farë forme apo një tjetër, e kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e atij vendi. Kjo nuk po bëhet rastësisht. Dhe, kur e kemi gjithë këtë prezencë dhe kemi një mbështetje të grupeve kriminale dhe terroriste siç ishte ai i Radoiqiçit, që tentoi aneksim të veriut të vendit tonë, tregon për qasjen agresive që Serbia vijon ta ketë në raport me Republikën e Kosovës”, tha Maqedonci./A2CNN/



Të tjera
Aktuale
“Albin Kurti shkonte me ar*ë në Parlament”, Krasniqi zbulon bisedën me të
Florin Krasniqi nga PSD, në emisionin
Lajme
Në prag të Bajramit, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar
Showbiz
Melissa mahnit ndjekësit me pozën provokuese me fustan të hapur
Melissa M, një influencere shqiptaro-boshnjake me