Manchester United do të bie në duar të sheikëve arabë.
Sheikh Jassim raportohet se e ka fituar garën ndaj Sir Jim Ratcliffe duke e blerë gjigantin anglez të futbollit për 7 miliardë euro.
“Telenovela” zgjati disa muaj, më saktësisht që nga nëntori i vitit të kaluar, kur klubi i Premierligës ishte vënën ë shitje.
Sidoqoftë, sipas mediumit britanik “The Sun”, “Djajtë e Kuq” do të bien në duar të sigurta pasi ata do të përfundojnë tek mbretëria e Katarit, përcjell “Gazeta Express”.
Raportohet se janë caktuar edhe datat kur Jassim mund ta marrë në kontroll klubin e trofeshëm, të cilin do t’ia blejë familjes Glazer, e cila hoqi dorë nga pronësia e klubit.
Ratcliffe, një miliarder britanik, e kishte idenë që Glazers të vazhdonin ta ndanin pronësinë e klubit, të cilin do ta blinte ai.
Megjithatë, Jassim e bleu klubin dhe do ta ketë pronësinë komplete të United.
Thuhet se ai e ka ndërmend të investojë në stadium dhe në infrastrukturë të klubit, ndërsa do të vazhdojë ta përmirësojë ekipin.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje mund të bëhet në fillim të muajit të ardhshëm, ndërsa Manchester United do të shpresojë që ta nisë një epokë të re të sukseseve, të cilat i munguan në dekadën e fundit.