Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, vlerëson se përçarja mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti do të ketë ndikim në skenën politike dhe në rezultatin e Lëvizja Vetëvendosje.
Maliqi theksoi se në vitet e fundit ka ekzistuar një “efekt Osmani” në rritjen e mbështetjes për Vetëvendosjen. Sipas tij, presidentja ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvendosjen e një pjese të elektoratit nga Lidhja Demokratike e Kosovës drejt Vetëvendosjes.
Ai kujtoi se në zgjedhjet e vitit 2021, fryma e fitores ishte e përbashkët mes Kurtit dhe Osmanit, duke ndikuar që një pjesë e madhe e votuesve të LDK-së të kalonin në mbështetje të Vetëvendosjes.
“Fryma që u prodhua në vitin 2021 dhe mitologjia e asaj fitoreje ishte e përbashkët. Ishte Osmani ajo që në njëfarë forme e shembi LDK-në dhe e çoi votuesin e saj te Vetëvendosja”, ka deklaruar Maliqi për REL.
Sipas tij, përplasja aktuale mes dy figurave kryesore të politikës në vend pritet të ketë pasoja për Vetëvendosjen.
“Një efekt do ta ketë, nuk e lë pa shenjë kjo Vetëvendosjen”, theksoi ai.
Maliqi shtoi se Osmani ka pasur rol edhe në zhvillimet më të fundit politike, duke përmendur se ajo vetë e ka pranuar publikisht se kishte përdorur institucionin e Presidencës për të ndihmuar qeverisjen e Kurtit dhe fitoren në zgjedhjet e fundit.
Sipas tij, zhvillimet e fundit mund të ndikojnë në riformësimin e skenës politike në vend, ndërsa zgjedhjet e parakohshme gjatë këtij viti i konsideron të pashmangshme.
“Dilema e vetme është se kur do të mbahen ato”, tha Maliqi.



Të tjera
Lajme
Lëshohet një raketë nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë, e shkatërron NATO
Një raketë e lëshuar nga Irani
Aktuale
Maliqi: Vjosa Osmani e shembi LDK’në dhe e çoi votuesin te Kurti, përçarja do të ketë efekt
Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi,
Lajme Showbiz
Besart Kelmendi “Gjesti” del para gjykatës, kërkohet masa e paraburgimit
Sot, këngëtari Besart Kelmendi, i njohur