Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka reaguar pasi Policia njoftoi se ka zhvilluar operacionin “Goditja”, pas gjuajtjeve me armë nëpër lokale.
Maliqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky operacion mund të ndërojë një regjistër të kriminelëve potencialë në bazë të kritereve të thjeshta.
Kështu, ai ka thënë se një shembull për këtë është “kushdo që në rrjete sociale shpreh simpati për AndrewTate”.
“Operacioni i policise “Goditja” mundet me e ndertu nje regjister te te dyshuarve dhe krimineleve potencial ne baze te kritereve shume te thjeshta: psh. kushdo qe ne rrjete sociale shpreh simpati per Andrew Tate.” – ka shkruar ai.
Figura kundërthënëse e internetit, Andrew Tate, është akuzuar për dhunim, trafikim të njerëzve dhe themelim të një grupi për krim të organizuar për shfrytëzim seksual të grave.
Akuza janë ngritur edhe kundër vëllait të tij, i cili quhet Tristian, si dhe ndaj dy bashkëpunëtorëve. Të gjithë i kanë mohuar akuzat, raporton televizioni BBC.
Vëllezërit Tate u arrestuan në shtëpinë e tyre në Bukuresht të Rumanisë në dhjetorin e vitit të kaluar.