Publicisti, Shkëlzen Maliqi, ka komentuar deklaratën e të Dërguarit të Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se marrëveshja finale Kosovë-Serbi është çështje javësh.Malqi theksoi se nga deklarata e Escobar u la të kuptohet se kemi të bëjmë me një paramarrëveshje që pason më pas marrëveshjen finale.
“Marrëveshja si tekst është gati edhe nuk është marrëveshja finale me sa kuptova, por është një paramarrveshje për ecurinë deri tek marrëveshja finale e kushtëzuar me një agjendë të paracaktuar që nënkupton zotimin se ky proces do të kryhet brenda një periudhe të caktuar. Marrëveshja është obliguese por nuk është finale me sa kuptova”, ka theksuar ai.
I pyetur se a pritet ta nënshkruajë kryeministri Kurti marrëveshjen Kosovë-Serbi, Maliqi u përgjigj kështu.
“Nuk ka zgjidhje tjetër, është diçka që e kanë paraparë “Fuqitë e Mëdha” që kanë qenë ‘sponsorë’ të Pavarsisë së Kosovës dhe s’ka qare pa e nënshkru. Nëse nuk e nënshkruan do të ketë pasoja. Disa thonë se do të detyrohet të japë dorëheqjen, kjo është një çështje tjetër. Kemi patur skenare të tilla edhe më herët, edhe në Rambuje, i kemi nënshkru marrëveshjet falë besimit që kemi patur tek fuqitë e mëdha, nëse ai se ka besimin nuk po e kupton procesin. Historikisht Kurti ka qenë shumë dyshues ose ka patur qëndrime të kundërta në raport me ato të fuqive të mëdha por e ka pas gabim, çdoherë ka gabu, nëse prap gabon do ta ndëshkojmë ne votuesit. Fuqitë e Mëdha kanë shprehur interes që kjo do të zgjidhet me kete ecuri dhe ne duhet t’iu besojmë atyre” tha Maliqi për gazeten “Blic”
Diplomati amerikan deklaroi se SHBA-të e mbështesin plotësisht propozimin franko-gjerman për një marrëveshje ndërmjet dy vendeve.
“Ne do ta mbështesim këtë. Ne mendojmë, se sikurse na është shpjeguar, ky propozim do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës, dhe potencialisht Serbisë, në integrimet euro-atlantike. Po, e mbështesim plotësisht. Dhe, më duhet të shtoj se ne gjithmonë e kemi përkrahur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe ne do ta mirëprisnim në OKB dhe në të gjitha strukturat tjera evropiane”, tha zoti Escobar./Botapress.info/