Analisti Agon Maliqi ka thënë se për shkak të masave të BE’së 600 milionë euro projekte janë të suspenduara.
Ai ka shtuar se ka ritëm të ulët të investimeve publike “nga paaftësia”.
Maliqi ka shtuar se s’ka investim të madh strategjik të huaj për shkak se Kryeministri Kurti po e promovon Kosovës si vend me potencial lufte.
Ai ka ironizuar me “metropolitankën e Prishtinës” për të cilën thotë se e ka prioritet ta shohë të poshtëruar “Milloradin në veri”, por sipas Maliqit ajo nuk e sheh se me të po përmbytet dhe vetë.
Maliqi ka shkruar se “çka është për marakli të mjerimit edhe një krizë e sektorit privat”.
“600 milionë EUR projekte të suspenduara të BE nga masat shtrënguese për shkak të qasjes në veri. Qindra miliona të tjera nga projektet e ndërprera të SHBA (të pandërlidhura me veprimet e qeverisë). Ritëm i ulët i investimeve publike nga paaftësia. As edhe një investim i madh strategjik i huaj për shkak se akoma nga vetë KM i vendit promovohesh si vend me potencial lufte, për shkak se nuk je as pjesë e tregut rajonal e lëre më vend i besueshëm me perspektivë për në NATO dhe BE. Çka është për marakli të mjerimit edhe një krizë e sektorit privat / prodhuesve? Shenjë nuk i lë. Ky është një shtet që shpejt ka për t’u mbajtur me bujq, vitra dhe diasporë. “Dinjitet!”, vazdhon të bërtasë Metropolitanka e Prishtinës, që prioritet e ka me e pa të poshtërum atë Milloradin në veri, a nuk e sheh se qysh bashkë me të po përmbytet edhe vetë prej sundimit të mediokritetit dhe provincializmit.”



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore