Një vrasje e trefishte ka tronditur sot Malin e Zi. Sipas raportimeve të “Vijesti”, ngjarja ka ndodhur tek lagjja që njihet si “Aeroporti i Vjetër” në Podgoricë, ku janë gjetur tre viktima, trasnmeton Express.
Siç raporton “Vijesti” nga burimet brenda Policisë, në mesin e të vrarëve janë dy vëllezër nga Rozhaja, Denis Hot 28 vjeç dhe Nezrin Hot 27 vjeç.
Policia është në kërkim të Vehid Murić nga Rozhaja, i cili dyshohet se ka kryer një vrasje të trefishtë.
Krimi dyshohet se ka ndodhur gjatë natës në një banesë me qira.
Sipas policisë, i dyshuari nga Rozhaja vrau tre shokët e tij, me të cilët ishte në Podgoricë duke punuar në një kantier ndërtimi.
“Dyshohet se këtij akti kriminal i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale midis personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja”, ka njoftuar Policia.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në