Makina personale e princeshës Diana u shit për 737.000 funte (869.000 euro), dhe shitja u organizua në prag të 25-vjetorit të vdekjes së saj në Paris.
Një Ford Escort RS Turbo i vitit 1985 iu shit një blerësi të paidentifikuar në Mançester.
Princesha britanike udhëtoi me veturën e saj nëpër Londër e vetme, por gjithmonë e shoqëruar nga një roje sigurie.
Shitja u mbajt katër ditë para 25-vjetorit të vdekjes së Dianës (36) në një aksident automobilistik në Paris. Diana ishte gruaja e Princit Charles me të cilin ka djemtë princërit William dhe Harry.
Diana vdiq, në moshën 36-vjeçare, kur një limuzinë në të cilën ajo ishte pasagjere u rrëzua në një tunel të Parisit, ndërsa u largua me shpejtësi nga paparacët duke u ndjekur me motoçikleta./Botapress.info/