Loredana Zefi është rep artistja shqiptare më e suksesshme në botë.Sukseset e mëdha në tregun europian kanë bërë që ajo të radhitet krah repereve më të njohura në botë.
Nuk është aspak një ekzagjerim, por një statistikë e Youtube, platformës më të madhe të shpërndarjes së këngëve në glob.
Lori ka ndarë një foto në Instagramin e saj, ku shfaqen të renditura kanalet me të klikuara të repereve femra pikërisht në Youtube.
Rep-artistja nga Ferizaj është renditur krahas Doja Cat, Cardi B, Nicki Minaj, madje edhe para Missy Elliot.
![](https://afterparty.al/wp-content/uploads/7CAA49D6-5C13-4029-9625-977436870BA0.jpeg)