Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të marrë pjesë në një samit ukrainas për paqe, i cili do të mbahet kah mesi i këtij muaji në Zvicër, njoftoi Presidenca franceze të enjten.
Zëdhënësi i Zelenskyt, Serhiy Nykyforov, tha se 107 vende dhe organizata ndërkombëtare e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e 15-16 qershorit, në të cilin Ukraina shpreson se do të fitojë mbështetje të gjerë ndërkombëtare për vizionin e saj për kushtet që nevojiten për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.
Shtëpia e Bardhë njoftoi më 4 qershor se nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, do ta përfaqësojë SHBA-në në këtë samit.
Kievi e mirëpriti këtë njoftim më 5 qershor, edhe pse i kishte bërë thirrje presidenti Joe Biden të merrte pjesë.
Rusia nuk është ftuar në samitin e organizuar nga Ukraina. Moska e ka hedhur poshtë rëndësinë e këtij samiti në Zvicër, duke thënë se bisedimet për paqe pa Rusinë “nuk kanë kuptim”.
Qeveria zvicerane është nikoqire e ngjarjes me kërkesën e Ukrainës.
Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.



Të tjera
Showbiz
Kjo është banorja e parë e “Big Brother Vip Kosova”
Hygerta Sako është banorja më e
Showbiz
Ky është detaji i rëndësishëm që duhet të dini për sezonin e ri të “Big Brother”
Sonte fillon sezoni i ri “Big
Aktuale
Gjasat e vogla që seanca për mandatarin të thirret para të mërkurës
Sipas presidentes, Vjosa Osmani, nëse ekziston