Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veriun e Kosovës, të cilat u bojkotuan nga popullata serbe, fituan dy parti shqiptare: Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas rezultateve preliminare, kandidatja e vetme nga komuniteti serb fitoi vetëm 5 vota. Procesi zgjedhor u zhvillua pa asnjë incident, por me pjesëmarrje të ulët votuesis
Avokati serb: Politikanët në Serbi, vazhdojnë ta gënjejnë popullin rreth Kosovës
Komisionit Qendror i Zgjedhjeve tha se pjesëmarrja në votime ishte pak më shumë se 3 për qind.
Në zgjedhje garuan 10 kandidatë për kryetarë komune. Vetëm një prej tyre ishte nga komuniteti serb.
Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – nuk mori pjesë në zgjedhje dhe bëri thirrje për bojkotimin e procesit.