Botapress 26 Maj – Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi haziri ka folur për takimin e sotëm me kryeminsitrin e Kosovës Albin Kurti.
Haziri në Facebook ka shkruar se i kanë dhënë qëndrimet e LDK për temat nacionale e në fokus të veçant për bisedimet me Serbinë.
Ai shkrimit i ka bashkangjitur edhë një fotografi ku shihet bashkë me kryetarin e Lidhjes Demorkatike të Kosovës Lumir Abdixhiku në zyrën e kryeministrit
Kurti.
“Me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhikun, zhvilluam një takim me kryeministrin Kurti, ku i prezantuam qëndrimet e partisë për temat e mëdha për vendin, duke ia dorëzuar në formë të shkruar”, ka shkruar ai