Jehona Lushaku Sadriu, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se nga mesnata e mbrëmshme ka nisur ‘’një fushatë e paturpshme’’ kundër LDK’së, ku fabrikohen postera në gjuhën serbe.
Sadriu, ka thënë se ata që e ‘’sollën vendin në kriza politike’’, po tentojnë ‘dështimin’’ ta mbulojnë me propagandë.
‘‘Kur nuk kanë argumente, shpifin, dhe kur nuk kanë mbështetje, fabrikojnë përçarje që nuk ekzistojnë. Nuk ka dorëheqje nga LDK, por ka vetëm një të vërtetë që i tremb: bashkimi i së djathtës po bëhet realitet’’, ka shkruar ajo mes tjerash.
Postimi:
FRIKA NGA NJË LDK E FORTË
Një fushatë e paturpshme ka nisur në mesnatën e mbrëmshme kundër LDK-së. Fabrikim i posterëve në gjuhë serbe, fabrikim i dorëheqjeve e fyerje me mesazhe intimiduese ndaj anëtarëve të LDK-së. Krejt kjo është dëshmi e frikës së madhe që ekziston nga bashkimi i së djathtës rreth LDK-së e rritja e saj.
Kur nuk kanë argumente, shpifin, dhe kur nuk kanë mbështetje, fabrikojnë përçarje që nuk ekzistojnë. Nuk ka dorëheqje nga LDK, por ka vetëm një të vërtetë që i tremb: bashkimi i së djathtës po bëhet realitet.
Ata që e sollën vendin në kriza politike, në panik, tentojnë ta mbulojnë dështimin me propagandë të ultë.
Kosova ka nevojë për një bashkim të së djathtës; një vizioni zhvillimor e patriotik; një shpëtim të vendit tonë nga krizat!
Prandaj sa më shumë sulme, aq më i madh bashkimi.



Të tjera
Aktuale
Marrëveshjet ndërkombëtare mbesin në rrezik implementimi
Çështja e zgjedhjes së presidentit çoi
Aktuale
Incident në Gjakovë, katër persona pengojnë policët – tre në pranga
Katër persona në Gjakovë kanë penguar
Aktuale
Çmimini i naftës për sot do jetë 1.61 euro për litër
Ministria Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisē dhe Inovacionit