Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në mesazhin e tij, ai ka theksuar se ky muaj është kohë e pastrimit të shpirtit, e përulësisë para Zotit dhe e rikthimit tek vlerat më të larta njerëzore.
“Besimtarë myslimanë, Urime për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Qoftë ky muaj i mbushur me paqe në zemër, shëndet në familje dhe begati në çdo shtëpi. Muaji i Ramazanit është kohë e pastrimit të shpirtit, e përulësisë para Zotit dhe e rikthimit te vlerat më të larta njerëzore. Është muaji i durimit, i faljes dhe i mëshirës hyjnore; muaji në të cilin njeriu e forcon lidhjen e tij me Krijuesin përmes agjërimit, lutjes dhe bamirësisë”.
“Në këto ditë të bekuara, le të na udhëheq drita e besimit drejt paqes së brendshme, drejt dashurisë për njëri-tjetrin dhe drejt solidaritetit me secilin që ka nevojë. Le të jetë ky muaj një kujtesë e përditshme se forca jonë si shoqëri buron nga mirësia, ndarja dhe përgjegjësia për të mirën e përbashkët. Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet! Lumiri”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./Gazeta Express



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen