Vërshime të ashpra janë regjistruar në orët e vona të së mërkurës në qytetin më të vjetër në vend, Vushtrri.
Lajmi.net ka siguruar pamje nga njëra pjesë e qytetit, që tashmë po përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike.
AGK: Përpjekje direkte e Kurtit dhe Vetëvendosjes për kontroll mbi mediumin
Në anën tjetër, autoritetet e komunës gjegjëse konfirmuan se Lumi Tërrstena ka dalë nga shtrati, andaj edhe ka ftuar për kujdes të shtuar.
Veç kësaj, zyrtarët komunalë kanë njoftuar banorët pranë lumit Podranqa dhe atij Tërrstena të përgatiten për evakuim.
Më poshtë edhe njoftimi:
Sekuenca nga momenti i daljes nga shtrati të njërit fraksion të lumit Tërrstena./Botapress.info/