Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar se 52 kilogramë luleshtrydhe të importuara nga Greqia janë shitur në treg, ndonëse analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të larta pesticidesh, përtej kufijve të lejuar nga standardet e sigurisë ushqimore.
Sasia u analizua më 17 shkurt në kuadër të planit të monitorimit me bazë rreziku, por rezultatet dolën pasi produkti ishte shpërndarë dhe konsumuar nga qytetarët. Në vijim të këtij rasti, AKU ka klasifikuar luleshtrydhen si një produkt me risk të lartë, duke urdhëruar masa të menjëhershme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes.
Si pjesë e këtyre masave, janë bllokuar 10 ngarkesa të tjera me luleshtrydhe greke në pikat kufitare, të cilat nuk do të lejohen të futen në treg deri në përfundimin e analizave laboratorike.



Të tjera
Uncategorized
Betflag live casino: tutto ciò che devi sapere per iniziare a giocare
In questo articolo esploreremo il mondo
Aktuale
Zgjedhja e Presidentit: Sa deputetë duhet të jenë në sallë, sa të votojnë
Vjosa Osmani po kërkon mandatin e
Aktuale
Kurti s’jep sinjale se do ta takojë Haradinajn për çështjen e Presidentit
Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë