Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko për muaj të tërë duket sikur ishte zhdukur, i fshehur mbrapa një mbështetjeje të heshtur ndaj Rusisë.
Por sot ai dha një deklaratë shqetësuese siç raporton agjencia Belta. Lideri që dominon Minskun nga pavarësia, deri diku thjesht formale e atij vendi ish-sovjetik nga Moska, deklaroi se avionët e tij ushtarakë janë modifikuar kohët e fundit me synimin për të mbajtur armë bërthamore.
Sipas Lukashenkos, vendimi është marrë në marrëveshje me Moskën, pothuajse një sinjal që Minsku është i përgatitur për një zgjerim të frontit ukrainas, transmeton a2cnn.

“Perëndimi duhet të kuptojë që gjithçka është gati, dhe në qoftë se vendosin për një përshkallëzim, nuk do t’i duhen dhe nuk do t’ i shpëtojnë më as helikopterët dhe as avionët, ne do të përgjigjemi menjëherë” deklaroi Lukashenko.

Pjesa problematike e kësaj deklarate është se Bjellorusia formalisht nuk disponon armë bërthamore, dhe nuk kuptohet si këto mund të transportohen nga Rusi apa reagimin e fuqive perëndimore