Peja është kampion i Kosovës për edicionin 2022-23. Klubi pejan e fitoi titullin kampion të Kosovës pasi mundi Trepçën me rezultat 91:93, dhe u deshën vazhdimet për ta vendosur fituesin.
Ndeshja nisi furishëm nga të dyja ekipet, të cilat zhvilluan ndeshje fenomenale.
Dy çerekët e parë u mbyllën nisën zjarr nga të dy ekipet.
Peja fitoi 17 – 21 çerekun e parë.
Edhe në çerekun e dytë u zhvillua ndeshje e baraspeshuar, që në fund u mbyll në të mirë të vendasve.
17 – 15 ishte rezultati final i çerekut të dytë, ndërsa 34 – 36 përfundoi pjesa e parë.
Trepça e mbylli çerekun e tretë në epërsi prej dy pikëve, respektivisht me shifrat 24:22, epërsi kjo që bëri ta barazonte rezultatin e ndeshjes në 58:58.
Në çerekun e fundit ekipet nuk kishin çfarë të humbasin, duke dhuruar spektakël.
Në këtë çerek ekipet treguan lojë fenomenale, duke u mbyllur me rezultat të barabartë 19 – 19, respektivisht 77 – 77.
Më i dalluari për mitrovicasit ishte Drilon Hajrizi me 21 pikë, kurse për pejanët i mirë ishte Joseph me 21 gjithsej.