Forcat e armatosura të Ukrainës pretendojnë se kanë goditur dy avionë rusë dhe tre helikopterë rusë në 24 orët e fundit.
Ato gjithashtu thonë se kanë rrëzuar katër raketa të lundrimit të rusëve, shkruan Sky News.
Në total, Ukraina pretendon se ka goditur 12 objektiva ajrore ruse në orët e fundit.
Përditësimi shton se Rusia vazhdon të pësojë humbje të mëdha, duke shtuar se pajisjet ruse u shkatërruan në rajonet e Mykolayiv dhe Sumy.