Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka ndezur rrjetin me disa fotografi tejet provokuese të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Në setin e ri fotografik, ajo shihet në një kopsht, e veshur me një fustan portokalli ngjitur pas trupit, teksa shtrydh portokalle në një blender.

Në kokë ajo mban një shami të bardhë, që i jep pamjes një prekje të veçantë dhe stil vintage.
Pamja e saj elegante dhe po ashtu joshëse, nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për vijën e saj perfekte trupore dhe sharmin natyral.
Luana ka dëshmuar edhe një herë se di si të tërheqë vëmendje, jo vetëm përmes talentit të saj në ekran e muzikë, por edhe përmes paraqitjeve plot stil dhe sensualitet në rrjete sociale.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së