Luana dhe Marina Vjollca janë dy motrat moderatore më të përfolura në skenën shqiptare. Marina është motra më e madhe e cila është e martuar me reperin Gheto.
Ata janë në pritje të ëmbël të fëmijës së parë tyre. Luana është ajo që kësaj radhe ka publikuar imazhe së bashku me motrën e saj Marinën, ku të dyja në krahë të njëra tjetrës kanë shfaqur barkun e Marinës.
Në imazhet e publikuara Luana shihet teksa mban barkun e saj, ku aludohet për shtatëzani, por siq duket moderatorja këtë e ka bërë vetëm për humor.
Luana ka shkruar: “Tezja me mbesën.” Kujtojmë se Luana pas disa vitesh është larguar nga televizioni shqiptar Top Channel.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2021/November/23/auto_Screenshot_141637694405.jpg)
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2021/November/23/auto_Screenshot_171637694407.jpg)