Rap-artistja shqiptare, Loredana Zefi, tashmë ka konfirmuar lidhjen e re me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.
Të njëjtit po vazhdojnë të mbajnë një romancë të lumtur, pavarësisht angazhimeve në profesionet e tyre.
Futbollisti gjerman së fundmi ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, larg partneres.
Përveç bisedave virtuale të cilat janë publikuar në rrjete sociale, biondja këtë herë ka ndarë një imazh tjetër në InstaStory.
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2023/08/Screenshot_1-13-167x300.webp)
Këngëtarja ka publikuar një moment intim, ku shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin e me veshje të njëjta.
Lidhja e re e artistes nga Ferizaj vjen pak vite pas ndarjes nga artisti i famshëm, Mozzik.
Ata kanë bashkë një vajzë të quajtur, Hana.