Manchester City ka nënshkruar me një futbollist 17-vjeçar i cili ‘është më i shpejtë se Kylian Mbappe’, sipas të dhënave të fundit.
City do të mirëpresë anglezin i cili aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes në janar të vitit 2025 sipas gazetarit Fabrizio Romano.
Siç mund të shihet nga akademia e tyre, pronarët e klubit i kanë dhënë më shumë rëndësi transferimit të lojtarëve të rinj.
Tani është raportuar se ekipi i Pep Guardiolës do të nënshkruajë me Christian McFarlane nga ekipi amerikan New York City.
McFarlane është krahasuar me yllin e Real Madridit, Mbappe për shkak të shpejtësisë së tij marramendëse.

Në fakt, ai kishte zënë vendin e gjashtë si futbollisti më i shpejtë sipas të dhënave të publikuara nga Wyscout ku merrnin pjesë 633 mijë futbollistë.
I riu ka lindur në qytetin e Basildon në Angli, por u zhvendos në Amerikë në moshën tre vjeçare. Ai ka përfaqësuar Anglinë në grupmoshën U16, por gjithashtu këtë e ka bërë edhe për kombëtaren e Amerikës.
McFarlane ka qenë një lojtar mjaft i vlerësuar për shumë kohë, aq sa New York City i kishte ofruar atij kontratën e parë profesionale në moshën 14-vjeçare.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore