Që Liga e Kombeve nuk ka të njëjtën rëndësi me ndeshjet e tjera zyrtare për Kombëtare, kjo u vërtetua më së miri në ndeshjen Serbi-Zvicër. Të gjithë ishin “sy e vesh” për të parë se çfarë do të ndodhte në serinë e tretë mes serbëve dhe Granit Xhakës. Në Botërorin e Rusisë ishin shqiponjat që fluturuan, më pas në serinë e dytë ishte kacafytja e Xhakës me lojtarët serbë dhe mesazhi i bukur i dhënë me fanellën e Jasharit, ndërsa seria e tretë ishte…paqësore.
Ndërkohë gjatë ndeshjes, nuk kishte asgjë anormale dhe të pazakontë. Në fillim tifozët serbë vërshëllyen himnin e Zvicrës, ndërsa Xhaka nuk e këndoi, duke qëndruar i ftohtë dhe duke vëzhguar tifozët serbë. Disa mesazhe kundër Kosovës ishin shpalosur në stadium, por kjo ndodh thuajse çdo ndeshje të Serbisë.
Në fillim sa herë që Xhaka prekte topin, serbët vërshëllenin, por më pas Graniti mori kontrollin e lojës në dorë dhe po qëndronte aq gjatë në zotërim të topit, sa nisi t’i lodh serbët me vërshëllimat e tyre, që nisën dukshëm të zbeheshin. Mediat serbe, më saktë “Kurir”, ka mbetur tërësisht e befasuar nga ajo që ndodhi në fundin e ndeshjes. “Jemi shokuar të gjithë, edhe lojtarët e Serbisë”, shkruan media serbe duke treguar se Granit Xhaka ka përqafuar trajnerin e Serbisë pas ndeshjes, se ka takuar lojtarët serbë duke i përgëzuar për fitoren, madje edhe portierin Rajkovic, me të cilin pati një përplasje të madhe në përballjen e fundit. Kjo i ka lënë të befasuar të gjithë serbët pasi prisnin një ndodhi të re nga takimi i sotëm kundër Zvicrës.


Të tjera
Uncategorized
Verde Casino login: kā nodrošināt drošu piekļuvi jūsu kontam
Šajā rakstā mēs apskatīsim, kā nodrošināt
Lajme
Syla: Kurti po përpiqet të bëhet diplomat i mirë duke e kopjuar Vuçiqin
Gazetari Valon Syla, ka thënë në
Aktuale
Punëtori bie nga lartësia e objektit në Gjilan, mori lëndime të rënda
Një punëtor ka rënë nga lartësia