Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është shprehur i tronditur nga lajmi për vdekjen e babait të Kadri Veselit, në mëngjesin e sotëm, shkruan Gazeta Botapress.
Lladrovci tha se jeta e tij ishte e mbushur me vuajtje dhe mundime, por doli faqebardhë. Ai i shprehu ngushëllime familjes Veseli, miqve, dashamirëve dhe shokëve të familjes.
”Më tronditi pa masë lajmi se Baca Fazli, kaloi në amshim. Jeta e tij ishte e mbushur plot vuajtje dhe mundime, por, gjithmonë ishte dhe doli faqebardhë.
Bacën Fazli do ta kujtoj gjithmonë qëndrestar të madh përballë rrethanave, atdhetar të devotshëm e urtësi shembullore.
Ngushëllime të sinqerta për familjen Veseli, miqtë, dashamirët dhe shokët e familjes. I përjetshëm do të jetë kujtimi për Bacën Fazli!”/Botapress/