Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili vie nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas letrës dhe lutjeve të Albin Kurtit drejt Lumir Abdixhikut, që LDK të bëjë koalicion me VV-në.
Duke qenë se në ftesë VV përdorte një strategji kinse ka lënë jashtë loje PDK-në, Lladrovci ka ironizuar me frazën tashmë shumë të njohur se rrushi që nuk arrihet është i thartë.
”Rrushi që nuk arrihet, është i thartë!
As seanca e njëmbëdhjetë nuk doli të jetë e vërtetë. Procesi politik bllokohet kur lakmia dhe babëzia për pushtet e mbisundon germën e Kushtetutës dhe ato interpretohen sipas qejfit të palëve.
Partia e parë me veprime është bërë lehtë e lexueshme. Një deputet, sikur nga thesi i babadimrit “dhuron” post në Kuvend, me shpresë se e bën qeverinë ku shporta e dhuratave për ata që “thyhen”, mund të jetë shumë më e pasur – me ministri, diplomaci, agjenci, kontrata njëburimore, etj.
Letrën e Vv-së e shoh si rifillim i gërryerjes finale të elektoratit që nuk arriti ta marrë nga LDK në dy palë zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK mbetet rrush i thartë për partinë e parë, dihet, rrushi që nuk arrihet, është i thartë!”.



Të tjera
Lajme Opinione
Zef Prenka Reagim ndaj deklaratës së Kryeministrit në detyrë z. Albin Kurti: PSHDK nuk është parti e pakicave etnike!
Deklarata e Kryeministrit në
Lajme Opinione
Halil Matoshi: Klientelizmi Politik dhe Patronazhi i Albin Kurtit
1.Ka parandalu kapicitetet energjetike si
Lajme
Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin (Video)
Mërgimtarja Herolinda Avdili Rexhepi