Lista Serbe e ka kundërshtuar vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës, për t’i shpallur terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.
Nga kjo parti po thonë se ky vendim është pjesë e planit të kryeministrit Albin Kurti, për të arrestuar serb në veri,
“Planet që dalin nga ky vendim tregojnë se në vend të shtensionimit në bazë të thirrjeve të gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe mbarë popullit serb, Kurti po planifikon përshkallëzim të mëtejmë, represion dhe konsolidim të pushtetit parapolicor dhe pushtues në veri të Kosovës”, u tha në njoftimin e Listës Serbe.
Janjiq për shpalljen e organizatave terroriste: Pres reagim të ashpër nga Perëndimi
Në ndërkohë dje, Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”.
Kryeministri Albin Kurti tha se këto organizata qëndrojnë pas trazirave në veri të Kosovës dhe se ato paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë”.
Sipas ligjit në Kosovë, kur organizatat shpallen terroriste, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë. Çdo aktivitet i mëtejmë i tyre do të bartte pasoja të rënda ligjore