Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se serbët nuk mund ta tolerojnë diskriminimin dhe ka paralajmëruar protesta në të gjitha institucionet.
Ai në konferencën për media ka theksuar se në Bruksel nuk është arritur asnjë marrëveshje, për të cilën është përgjegjëse Kosova, gjë që mund të dëgjohet edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë. Të gjithë ata që bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje sot e dinë se kush është ana destruktive, tha Rakiq.
Konfirmon Çekia: Jemi afër kompromisit për liberalizim të vizave më 1 janar të 2024-ës
”Ne duam vetëm paqe. Nuk i përgjigjemi askujt kur flasim për Asociacionin. Ne kërkojmë vetëm të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara. Duam të jetojmë në paqe, të jemi vetvetja dhe të qëndrojmë në shtëpitë tona në Kosovë.Tri pika ia thyen shpinën devesë: shkarkimi i Nenad Gjuricës, vendimi për anulimin e targave të Serbisë dhe fakti që Asociacioni nuk është formuar ende. Me ne është edhe Ivan Todosijeviq, i cili u dënua për fjalët e tij. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës po na ngacmojnë vëllezërit, motrat, ka katër baza të reja, na ndaluan vaksinimin, zgjedhjet, referendumin, e qëlluan Sreçko Sofronijeviqin, ia ndaluan Dragica Gasiqit të blejë bukë, ka pasur sulme të panumërta dhe këto janë mesazhe të qarta se nuk na duan këtu, si dhe të kthyerve se nuk janë të mirëseardhur”, tha Rakiq.
Ai shtoi se serbët nuk duan të vuajnë terrorin e qeverisë së Kosovës.
“Nuk kemi ku të shkojmë dhe shpresoj se nuk do të duhet të mbrohemi. Torturat që po i bën Kosova qytetarëve serb nuk mund të tolerohet më. Do të kemi protesta në shkolla, qendra shëndetësore dhe në të gjitha institucionet e tjera. Njerëzit janë duke u çuditur pse duhet të paguajmë haraç dhe zulim, nuk ia kemi paguar turqve, as Kurtit”, ka përfunduar Rakiq./Botapress.info’/