Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila u arrestua me 16 mars në Itali pas akuzave se ishte përfshirë në një grup kriminal.
E gjatë ditës së sotme ajo është liruar nga burgu.
Lajmin e ka konfirmuar daja i këngëtares, avokati Saimir Visha.
Visha theksoi se ai ka drekuar gjatë ditës së sotme me Lilën dhe se ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”, tha Visha.
Kujtojmë se këngëtarja Elsa Lila u shoqërua nga autoritetet italiane pasi akuzohej si një person i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.