Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me nofkën “Gjesti”, është liruar tani nga paraburgimi një javë pas arrestimit të tij në Prishtin
Gjesti ishte arrestuar më herët nën dyshimin për “armëmbajtje pa leje”, ndërsa pas intervistimit ishte dërguar fillimisht në mbajtje për 48 orë. Më pas, ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë.
Sipas dyshimeve të ngritura, ai akuzohej për disa vepra penale, përfshirë “Kanosje”, “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Megjithatë, burime bëjnë të ditur se pas një jave qëndrimi në paraburgim, ndaj tij është ndryshuar masa e sigurisë, duke u liruar për t’u mbrojtur në procedurë të rregullt.
Rasti ndaj këngëtarit pritet të vazhdojë në organet e drejtësisë



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një